#tvora #rtvoranews
Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi për mandatarin mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës.
E ndërsa tensionet politike atje janë në rritje dhe nuk kanë munguar zërat edhe për mundësinë e një përplasje civile, analisti Ben Andoni e sheh me kritika edhe rolin pasiv të Shqipërisë.
Për Ora News ai thotë se Rama duhet të kishte qenë më i përulur ndaj Kosovës.
Andoni: Ndikon indirekt, jo vetëm për përkatësinë e Vetëvendosjes në Shqipëri, por ne jemi të lidhur moralisht me Kosovë. Destabilizimi i Kosovës sjellë kredenca të dobëta për Shqipërinë. Nëse Shqipëria nuk është e zonja të ndihmojë vendin e dytë me kombësi shqiptare në rajon, tregon që nuk ka aftësi shtetbërje. Shqipëria po të dinte të luante shumë mirë të gjitha mekanizmat, të ndihmonte Kosovën që të ndërtonte identitetin e vetë. Kosova nuk është vetëm e kosovarëve-shqiptarë. Është edhe e kosovarëve-serb. Ne mund të ndihmonin shumë me qetësimin brenda vendit se si Kosova t?i zgjidhte problemet që i ka shumë herë më të vështira se ne. Ne kemi lehtësi shumë të madhe sepse janë të brendshme. Është e paimagjinueshme për mua. Kryeministri Rama ka disa probleme me Albin Kurtin. Albini herë pas here me atë staturën e tij ka treguar një qësëndie ndaj Tiranës zyrtare. Por gjithsesi i takonte Ramës që të ishte më i përulur para Kosovës, ta ndihmonte atë. Sepse Albini ka vetëm pak javë kryeministër. Sado është i regjur në politik ka njohuri të mira. Por nuk të ndihmojnë këto për të bërë shtetin. Ka shumë nevojë për ndihmën nga Shqipëria.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/andoni-rama-duhet-te-ishte-me-i-perulur-ndaj-kosoves
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv