"Unë kam qenë gjithmonë realist. Kam tre muaj e gjysmë pa u paguar nga klubi."-Kështu deklaroi 14 ditë më parë Ndriçim Shtubina, futbollisti i Vllaznisë në një intervistë për Report TV. 7 ditë më vonë, pikërisht me datë 21 maj, të gjithë futbollistët bojkotuan stërvitjen, duke e cilësuar këtë rrugën e vetme për të marrë pagat e prapambetura.
Por duket se ka dritë në fund të tunelit. Ishte vetë Ndriçim Shtubina që konfirmoi për ?Report TV? se kanë arritur një marrëveshje me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi për t?u rikthyer në stërvitje të hënën, katër ditë pas bojkotit.