Ora News - Luan Daci jashtë KPA-së, avokatët e gjyqtarit: S'ka vepër penale, do ankimohet

2020-05-27 0

#tvora #rtvoranews
Gjyqtari, Luan Daci, ishte vetë i pranishëm këtë të dielë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të marrë të njëjtin vendim që kishte marrë SPAK pak ditë më parë.

SPAK kishte regjistruar më herët procedimin penal për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, për veprën penale "falsifikimi i dikumentave".

Daci akuzohet se në aplikimin e kryer prej tij në shkurt të 2017 për tu emëruar si anëtar i KPA nuk ka deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masë disiplinore "largim nga puna".

Gjyqtari është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë në vitin 1997 për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Por për dy avokatët e tij, Jordan Daci dhe Andi Duraj, vendimi është i padrejtë pasi klienti i tyre nuk ka kryer vepër penale.

Jordan Daci: Nuk ka asnjë vepër penale. Klienti ka patur për detyrim të deklarojë atë që i detyron formulari, injoroj vlerësimet joprofesionale. Ata që nisën procedurën të lexojnë Kushtetutën. Vendimin do ta ankimojmë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/u-sharkua-si-gjyqtar-ne-kolegjin-e-posacem-te-ankimimit-luan-daci-mberrin-ne-gjkko

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange