#tvora #rtvoranews
Së bashku me shumë biznese të tjera edhe farmacitë janë të mbyllura të dielën. Problemet shëndetësore i bëjnë qytetarët të vihen në kërkim të farmacive megjithëse ajo që gjejnë janë qepenat e mbyllura të këtyre bizneseve.
Në kohë pandemie, farmacitë janë trajtuar si të gjitha bizneset e tjera, pa të cilat edhe mund të gjendet një zgjidhe.
Ky aktivitet më një rëndësi të tillë, të dielave është mbyllur, duke i bërë qytetarët të parashikojnë edhe se çfarë mund të ndodhë me shëndetin e tyre që të furnizohen me medikamentet e nevojshme.
Temperaturat e larta shtojnë edhe më shumë shqetësimet shëndetësore, ndaj për qytetarët ky vendim është i padrejtë.
''Farmacitë mbyllur janë se e pashë rrugës. Nuk më duket e drejtë. Ose të bëhet një kriter. Jo mbyllur fare. Nuk është e drejtë. U sëmura unë ku do shkoj t'i marr ilaçet? Çdo gjë duhet hapur, sidomos farmacitë. Nuk ka në asnjë vend që të shikojmë një farmaci. Nuk është e rregullt.''
Disa madje kanë kaluar edhe shqetësime me zemrën.
''Mbyllur dyqani i bukës, mbyllur farmacia. Kërkova se vuaj nga zemra. Nuk e di kush mu gjend përpara më dha një adalat, e futa ndër gjuhë që më kaloi.''
Në vendin tonë, lehtësime ka pasur për thuajse të gjitha bizneset që prej muajit maj, por nuk k ndodhur e njëjta gjë me farmacitë, ato vazhdojnë të trajtohen njësoj si restorantet lokalet apo dyqanet e veshjeve.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/te-dielen-pa-farmaci-furnizimi-me-ilace-behet-gjate-javes
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv