Kardinali Ernest Troshani uron myslimanët për Fiter Bajramin:Dita për të treguar dashurinë për Zotin

2020-05-27 2

Ernest Troshan Simoni, i shpallur kardinal nga Papa në vitin 2016, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Në videon e publikuar Troshani thotë se Bajrami është vërtet dita e kushtrimit, dita për të treguar dashurinë për Zotin.

?Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan,?-u shpreh kardinali.

Veprimi i kardinalit shqiptar me shumë mundësi do të pritet mirë nga fetë e tjera, duke treguar edhe njëherë se harmonia fetare në Shqipëri është më se e përkryer.

Free Traffic Exchange