Fshehu se ishte shkarkuar për paaftësi dhe u pezullua/ Avokatët e gjyqtarit: S'ka vepër penale!

2020-05-27 0

TIRANË- SPAK ka nisur hetimet për anëtarin e Këshillit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, por për 2 avokatët e tij gjyqtari nuk ka bërë vepër penale. Daci kishte fshehur në formular që në 1997 ishte shkarkuar për paaftësi, megjithatë, avokati Jordan Daci shprehet se ligjërisht nuk kishte asnjë detyrim dhe se do të ankimojnë vendimin.

"Kishte detyrim për të deklaruar cfarë thotë formulari. Nuk ka vepër penale fare. Ligjërisht nuk ka pasur asnjëlloj detyrimi për ta thënë, cënohet e drejta e lirisë së mendimin. Nëse mendoni se jeni gazetare e zonja në CV dhe nuk rezulton kështu, atëherë i bie që të futeni në burg? Të lexojnë mirë Kushtetutën ato që bëjnë këtë procedurë. Një vendim gjyqësor të pezullojë presidenti, Kryeministrin atëherë mirëse erdhët në Shqipëri", tha Daci.

Ndryshe nga seanca e kaluar, edhe pse kishte dorëzuar një raport 15 ditor, Daci ka qenë ditën e sotme në gjykatë. Me maska, të diktuara nga COVID-19, Daci ka mbërritur në dyert e gjykatës, kjo pasi nëse nuk do ishte i pranishëm, i humbej mundësia për të ankimuar.

Po si është historia e Luan Dacit?  Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u pezullua dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997. SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Free Traffic Exchange