Nëntë raste të reja me koronavirus në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe nëntë persona të tjerë.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë testuar 146 qytetarë të dyshuar.Totali i të infektuarve shkon kështu në 998. Rastet e reja janë konfirmuar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.?Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.?Raste aktive në vendin tonë janë 177. Shpërndarja gjeografike e tyre është si vijon:Tiranë 60Durrës 53Krujë 27Shkodër 11Berat 10Kamëz 9Fier 4Elbasan 1Mirditë 1Korçë 1Të shtunën në mbrëmje u shënua edhe viktima e 32-të, një 64-vjeçare nga Tirana që vuante edhe nga limfona e trurit.