Dy xhamitë e qytetit të Kukësit u mbipopulluan nga besimtarët në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit. Pas 30 ditësh agjërimi besimtarët u mblodhën në ambientet e brendshme dhe të jashtme të xhamisë e duke u lutur për më shumë begati e harmoni. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha tha se ky muaj i begatë ishte ndryshe nga të tjerët për shkak të pandemisë, por shërbeu për t'u afruar më shumë më njeri tjetrin dhe besimin për më shumë mirësi.