Ekzekutohet pranë derës së shtëpisë natën e Bajarmit 25-vjeçari në Vlorë! Autorët djegin makinën

2020-05-27 0

VLORË- Një 25 vjeçar është ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij natën e Fiter Bajramit me 5 plumba nga 10 që u shtinë mbi të në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pasi akrepat e orës kanë shënuar 12:00, pranë zonës së quajtur "7 pallatet", ku si pasojë e plumbave të marra ka gjetur vdekjen menjëherë Kristian Breshanaj, 25-vjeç. Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës.

Një vrasje e mirëmenduar dhe me të njëjtën skemë ekzekutimesh të ndjekura edhe në krime të tjera. Autorët kanë djegur makinën që përdorën gjatë vrasjes, një BMW me targa greke e cila u gjet e djegur nga forcat policore brenda së cilës është gjetur edhe arma kallashnikov.

Policia ka shoqëruar deri më tani 12 persona të cilët mund të kenë informacione që mund të çojnë deri në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, për motive ende të paditura. Report Tv sjell pamje nga vendngjarje ku shihet rrugica në të cilën është ekzekutuar i riu 25-vjeçar dhe makina e djegur e autorëve, brenda së cilës ishte dhe arma e krimit.