Strugë, koncesionerët në dilemë për sezonin turistik

2020-05-27 0

Derisa i gjithë rajoni i Ballkanit po përgatitet për hapjen e sezonit turistik, koncesionarët me plazhet në Ohër dhe Strugë nuk e dinë se si do të punojnë këtë verë. Shteti nuk u dërgon atyre asnjë njoftim në lidhje me masat parandaluese, dhe përveç kësaj ata kanë koncesione të skaduara për qiratë e plazheve.