Edhe për ish-ministren e integrimit nga LSI-ja, Klajda Gjosha rishikimi i një reforme nuk duhet të jetë tabu. "Unë nuk mendoj që reformat duhet të jenë tabu. Shqipëria ka një problem, ka reformë të shkruar mirë, por problem është te implementimi. Nëse ka problem te implementimi duhet të ulesh dhe të kuptosh se ku qëndron problem" tha ajo për Report Tv.