12 vjet pa Tanin! Por ëndrra e themeluesit vazhdon…

2020-05-27 3

23 maji 2008 shënoi ndarjen nga jeta të Dritan Hoxhës, por jo fundin e ëndrrave të tij.


Dritan Hoxha do të njihej si ?Tani i Topit?, pasi filloi rrugëtimin mediatik me krijimin e Top Albania Radios në vitin 1998. Më pas revolucioni erdhi me lindjen e Top Channel, platforma e të gjithë shqiptarëve që bashkon e sot e kesaj dite shqipfolësit kudo që janë. DigitAlb dhe Gazeta Shqip do të zgjeronin perandorinë mediatike të Top Medias.

Top Media u konceptua nga njeriu i ëndrrave si një familje e madhe që i mbante njerezit lidhur pas ekranit, jo vetëm duke i argëtuar, por mbi të gjitha duke i edukuar dhe informuar. Dritan Hoxha ishte si një shtysë për të gjithë ata që nuk besonin se ëndrrat realizoheshin. Ai ka lënë mesazhin më të rëndësishëm për t?u ndjekur se kur e do punën që bën, gjithmonë ia del.

Me energjinë e jashtezakonshme, vullnet, këmbengulje dhe plot dashuri Dritan Hoxha ndiqte çdo projekt me detaje duke besuar se ishte i duhuri. E asnjëherë nuk gabonte, e ardhmja ishte e qartë për të. Themeluesi i Top Medias nuk trembej nga sfidat, me intuitën që e karakterizonte zgjidhte njerëzit e duhur që do e shoqëronin në rrugëtimin e tij. E po ashtu qindra të tjerë i janë bashkuar ndër vite vizionit të tij.

Top Media nuk është ndalur asnjëherë; vazhdon edhe sot ëndrrën e themeluesit me dinjitet duke vijuar të jetë platforma e të gjithë shqiptarëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DritanHoxha#TopMedia#TopChannel