BERAT-Drejtori i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane janë arrestuar, ndërsa 4 elektricistë janë proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e rëndë që u shënua dje, ku humbi jetën një fëmijë 4-vjeç, pasi ra në kontakt me korrentin duke luajtur në lulishte në pedonale.
Të arrestuarit janë Poli Ikonomi 32 vjeç me detyrë drejtor i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe Llazar Oxholli 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat. Në gjendje të lirë po ndiqen 4 elektricistët me inicialet F. T., H. I., E. B. dhe M. K.