Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka realizuar të parën vizitë zyrtare pas lehtësimit të masave në Gjirokastër.
Në takimet me zyrtarë lokalë ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri ka komentuar rreth çështjeve të sigurisë në rrethanat post Covid por gjithashtu solli në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe projekteve të përbashkëta në Gjirokastër, pasuri e UNESCO. Z. Bucci komentoi edhe rreth çështjes së shumëdiskutuar të teatrit kombëtar.
?Sa i përket çështjes së teatrit ai është një vendim që i përket autoriteteve shqiptare. Është një vendim klasik që lidhet me qeverinë shqiptare. Ajo që ne kemi thënë gjithmonë dhe e kemi demonstruar edhe me fakte është mbështetja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Këtë vit festohet 100 vjetori i zhvendosjes së kryeqytetit në Tiranë, dhe roli italian ka qenë themelor në ndërtimin e Tiranës moderne. Në fushën e kulturës ne kemi qenë shumë aktiv dhe do të vijojmë të jemi. Gjatë konferencës së donatorëve në shkurt u bënë bashkë donacione të rëndësishme për rindërtimin në Shqipëri dhe Italia ishte kontribuesi kryesor me 91 milionë euro. Një pjesë e këtyre fondeve do të përdoren për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe artistike të dëmtuar nga tërmeti.?
Kreu i bashkisë së Gjirokastrës tha se vizita e të parit diplomat të huaj në një zonë të gjelbër është një mesazh i shkëlqyer për sigurinë dhe shpresën se do të ketë turizëm. Z. Flamur Golemi foli për projekte të përbashkëta dhe investime italiane në ekonomi dhe kulturë.
? Në emër të qytetarëve gjirokastritë e ngushëllova ambasadorin për gjithë ato humbje jetësh që pati Italia këtë periudhë. Lidhjet me Italinë janë të hershme që prej viteve 20-30 kur kishte linjë ajrore me Italinë. Tani ramë dakord për bashkëpunime të reja në shumë fusha përfshi trashëgiminë kulturore dhe projektet në turizëm.?
Fabrizio Bucci i diplomuar në vitin 1988 për Shkenca Politike pranë Universitetit të Romës është një diplomat karriere që ka shërbyer në shumë vende. Ai ështe nderuar edhe me titullin Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikës.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Ch...