Pa Gjurmë- E divorcova se më dhunonte/ Rrëfehet nëna e të miturave: ”Jetoj pa drita dhe ujë”

2020-05-27 0

E vetme, me 2 vajza të mitura, nëna bën Apel për ndihmë Mimoza Gegaj, 42 vjeç një nënë në Kamëz, e cila jeton vetëm me dy vajzat e saj te vogla Aleksandra 8 vjeç dhe Dorina 12 Vjeç në kushte shumë të vështira ekonomike. Me bashkëshortin e saj, Fatmir Dema janë ndarë para 3 vitesh pasi ky i fundit vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj, gjë që kishte çuar në ndarjen e familjes. Tanimë e mbetur e vetme dhe pa asnjë te ardhur Mimozës e vetme i duhet të kujdeset për dy vajzat e saj duke punuar here pas here si pastruese në ndonjë lokal të zonës për te siguruar bukën e gojës me një pagesë minimale prej 5000 leke te vjetra. Ka vetëm 2 muaj që i është lidhur energjia elektrike në shtëpinë ku jetojnë pasi, më parë i ishte ndërprerë e nuk kishte asnjë të ardhur për ta paguar paguante.

Free Traffic Exchange