Report TV - Veliaj: Teatri i ri do të jetë ikonë, investime në çdo lagje

2020-05-27 0

Një tjetër bllok në zonën e Saukut i është nënshtruar rehabilitimit të plotë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po realizohen në këtë projekt, ku përfshihet rikonstruksioni i shtatë rrugëve: ?Enver Preza?, ?Abaz Fejzo?, ?Andon Lufi?-1, ?Andon Lufi-2?, ?Besim Baxhaku?, ?Lame Kreco? dhe ?Ethem Gjinushi?, thotë bashkia e Tiranës.

?Ka qenë një punë e jashtëzakonshme, kemi filluar parvjet me Rr. ?Hermann Gmeinner?, vazhduam vjet me Rr. ?Danish Jukniu? dhe rikthehemi sivjet me bllokun ?Enver Preza?, i cili ka filluar me sheshin para xhamisë, ku është bërë një kënd lodrash. Një tjetër xhevahir. Më vjen mirë që xhamia, e cila dikur ishte rrethuar me dhera dhe plehra, në këtë muaj të Ramazanit ka dalë në dritë. Fëmijët luajnë te sheshi përpara, teksa besimtarët do të kryejnë ritet e tyre pas pandemisë?, tha Veliaj.

?Jam i lumtur që një prej blloqeve të vendosura në Tiranë që në fillim të viteve ?90, me një miks familjesh autoktone dhe familjeve që i janë bashkuar më vonë, ka dalë sot në dritë. Besoj për 4-5 javë do të fillojmë me asfaltin dhe do jetë vera e parë pas 30 vitesh ku s?do ketë më pluhur në këtë lagje?, u shpreh kryetari i Bashkisë.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve. ?Kërkesat për banorët janë këto: Nëse do i përgjigjemi siç i jemi përgjigjur me kanalizime, ujëra të bardha, ujëra të zeza, me trotuar, me gjelbërim, me asfalt, me ndriçimin LED, ata duhet të na përgjigjen vetëm për një gjë: ta mirëmbajnë! Do vendosim edhe koshat e rinj.

Një qytet i cili është zgjedhur Qyteti Evropian i Rinisë në 2022 dhe që po del në lajme ndërkombëtare për risitë që sjell, qoftë për korsitë e biçikletave, qoftë si qytet miqësor ndaj fëmijëve, për shkollat e reja, ndërtimet pas tërmetit, por për ndërtimet ikonë siç do të jetë Teatri i Ri apo Piramida, duhet të jetë edhe një qytet i pastër. Nuk mund të jetë qytet i pastër vetëm në qendër, ndaj duhet të jetë qytet i pastër edhe në periferi?, theksoi kryebashkiaku.