Gati 82 audituesit e parë të Eficensës së energjisë, arrihet me një izolim të mirë të ndërtesës

2020-05-27 0

Për herë të parë në vendin tonë po bëhet certifikimi i audituesve të energjisë elektrike që pasi të marrin certifikatën do të dalin në terren për të audituar sistemin/klasin e energjisë së instaluar nëpër ndërtesa dhe izolimin që ka kjo ndërtesë. Ata do të bëjnë një kontroll të detajuar lidhur me eficiensën e energjisë, pra për klasin e energjisë së instaluar, dhe në fund ato dalin me një raport përfundimtar nëse kjo ndërtesë është brenda parametrave të përcaktuara për konsumin e energjisë apo duhet ndërhyrë.

Efiçienca e Energjisë dhe përfitimet mund të arrihen duke bërë investim në izolim dhe duke zëvendësuar pajisjet e zakonshme me ato teknikisht të avancuara. Në rast se një pajisje të shpenzon energji më shumë nga sa është e lejuar, në bazë të kontrollit merr edhe detajet se si duhet të veprosh. Këtë të premte u  zhvillua edhe testimi për audituesit e energjisë, një proces në të cilin kanë marrë pjesë 82 aplikantë të kualifikuar pas një vlerësimi paraprak.

?Testimi konsiston në tre tipologji audituesi, që janë audituesi i ndërtesave, audituesi i proceseve dhe audituesi i ndërtesave dhe proceseve bashkë. Pra kemi tre lloj audituesish, që do të dalin në terren. Vetë provimi ka katër module, të cilët kanë nga 10 pyetje dhe çdo person i testuar duhet të marrë minimalisht 50% të këtyre pyetjeve për t?u kualifikuar si auditues?, sqaroi Berberi.

Sipas legjislacionit në fuqi çdo objekt, i cili shitet apo jepet me qira duhet të ketë patjetër certifikatën e klasit të energjisë.

Free Traffic Exchange