Skandali në Berat/Po lypte me nënën, 4-vjeçari prek kabllot e zhveshura në mes të parkut, humb jetën

2020-05-27 0

BERAT- Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është regjistruar në Berat, ku kabllot e një spoti elektrik i kanë marrë jetën një fëmijë 4-vjeçar.

Report Tv mëson se 4-vjeçari nga komuniteti rom ka qenë në park duke lypur me nënën e tij, por është shkëputur për të luajtur në park, ku ka hasur kabllot epa izoluar për pasojë e ka zënë korrenti. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur që të shpëtojë.BERAT- Një fëmijë 4 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në kontak më korrentin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije fëmija është dërguar menjëherë në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes që i ka dhënë rryma elektrike.

"Më iku fëmija, më iku nga duar, dilja për të siguruar bukën e familjes", mësohet të ketë thënë nëna e 4-vjeçarit.

Lidhur me këtë, Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet ndaj Drejtorisë së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Beratit, edhe pse tashmë duket e vonuar.