Top News - Hero apo diktator… Mbylli El Salvadorin pa asnjë rast me koronavirus

2020-05-27 0

Pak liderë botërorë kanë gjeneruar më shumë kritika dhe lëvdata në të njëjtën masë e shpesh në të njëjtën kohë, për mënyrën se si e kanë menaxhuar pandeminë e koronavirusit se sa lideri i El Salvadorit, Nayib Bukele.


Edhe pse ai është president prej më pak se një viti, në mars ndërmori hapa dramatikë duke mbyllur kufijtë e vendit para se El Salvadori të raportonte edhe një raste të vetëm të koronavirusit duke argumentuar se vendi i vogël në Amerikën Qendrore duhej të përballej me krizën. Disa e lëvduan, të tjerë e kritikuan duke e quajtur madje edhe diktator që po shkelte kushtetutën.

Së fundmi, ai është përballur edhe me gjykatën supreme dhe parlamentin kombëtar për kohën kur El Salvadori duhet të hapet. Bukele është vetëm 38 vjec dhe është i pari president që nga fundi i luftës civile në vend, në 1992, që nuk i përket asnjë prej partive kryesore në vend. Gjyshërit e tij janë emigrantë palestinezë në El Salvador dhe ai kandidoi për president duke bërë fushatë në mediat sociale, i veshur me xhup lëkure, me premtimin se do të shkundtte gjërat në një vend të shënuar nga korrupsioni dhe dhuna e bandave. Pasi mbylli kufijtë, bukele mori masa të ashpra karantine por edhe shpërndau ushqime dhe para për të varfrit.

Ai urdhëroi ushtrinë të arrestonte njerëzit që shkelnin masat. Kur gjykata supreme vendosi se arrestimet janë të paligjshme dhe e urdhëroi të ndalte, bukele refuzoi dhe ushtarët mbetën në rrugë.

?Pesë persona nuk mund të vendosin vdekjen e qindra e mijëra të tjerëve?, tha ai. El Salvadori, sipas John hopkins, ka 1571 raste të koronavirusit dhe 31 viktima.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NayibBukele#ElSalvador#TopChannel