Ndonëse pritjes së gjatë të artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po i vjen fundi, ministrja e Kulturës Elva Margariti rrëfen për "Report tv" rikonstruksionin e institucionit 70-vjeçar. I nisur në janar të 2017-s, pas katër vitesh punë, ministrja ndalet tek skena e rikonceptuar me dy ballkonata, duke theksuar se si përmes teknologjisë bashkëkohore është siguruar akustika maksimale.