#tvora #rtvoranews
53 për qind e vdekjeve në vitin e shkuar në Shqipëri janë shkaktuar nga problemet e qarkullimit të gjakut dhe zemra. Sipas INSTAT dhe vdekshmëria foshnjore është rritur duke u kthyer në shqetësim për sistemin shëndetësor.
Problemet me zemrën, simptomat e panjohura dhe tumori janë shkaqet kryesore të jetëve të humbura në vendin tonë.
Për vitin që lamë pas, Shqipëria regjistroi 21 mijë e 937 vdekje.
Sipas INSTAT sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve dhe si pasojë e tyre kanë humbur jetën 11 mijë e 704 persona.
Brenda këtij grupi përiqndjen më të lartë e zënë sëmundjet e zemrës me 29.4%.
Megjithatë problematikë shqetësuese mbeten vdekjet nga sëmundjet të papërcaktuara qartë, të cilat shënuan një rritje me 2.2% krahasur me vitin paraardhës dhe morën 3 mijë e 772 jetë njerëzish.
Në listën e shkaqeve kryesore edhe pse me një rënie prej 3% vazhdojnë të qëndrojnë tumoret si shkaktare të 3 mijë e 583 jetëve të humbura.
Referuar të dhënave të INSTAT Shqipëria po bën hapa pas në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se shëndeti i popullatës po përkeqësohet dhe niveli i vdekshmërisë foshnjore po vjen gjithnjë në rritje.
Përgjatë vitit që lamë pas niveli i vdekshmërisë foshnjore arriti në 10.3% për 1 mijë lindje nga 8.9% që ishte në 2018-n ku shkaku kryesor ishin ndërlikimet që ata pësojnë gjatë apo pas lindjes.
Sipas të dhënave zyrtare sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret janë shkaku kryesor i vdekjeve tek burrat ndërsa sëmundjet e papërcaktuara zënë vendin e parë për jetët e humbura te femrat.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shqiptaret-i-le-zemra-53-qind-e-vdekjeve-prej-problemeve-te-qarkullimit-te-gjakut
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv