Vendi u përfshi sot nga reshjet e dendura të shiut, sidomos në orët e para të ditës, për pasojë pati përmbytje të rrugëve e banesave. Rruga Taulantia në Durrës është rikonstruktuar dy herë, por sërish ajo sot ishte e tejmbushur me ujë. Edhe banorët e fshatit Porodinë në Korçë ankohen se përroi i përmbyt sa here bie shi.