Zgjedhjet sipas sistemit danez/ I jep më shumë mundësi të vegjëlve dhe deputetëve të spikatur

2020-05-26 0

Në një kohë kur reforma zgjedhore është kryefjala e politikës shqiptare, ishte deputetja Rudina Hajdari e cila si rrufe në qiell të hapur hodhi në publik me shumë finesë një propozim të ri.


Sipas saj Shqipërisë i duhet një sistem zgjedhor si ai danez.
Zonja Hajdari u kujdes që këtë propozim ta ambalazhonte me një paketim mbështetje, që sipas saj vinte nga selia diplomatike e Washingtonin në Tiranë.

Në fakt deri më tani Ambasada Amerikane nuk ka, bërë asnjë koment mbështetës apo refuzues të asaj çfarë ka deklaruar deputetja Rudina Hajdari.

Sistemi zgjedhor danez i jep përparësi partive të vogla përmes proporcionalit rajonal me korrektim kombëtar e me lista të hapura.

Kjo do të thotë se nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.

Ky lloj sistemi përfshin dy lista për tu votuar.

E para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet, ndërsa lista e dytë është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.

Që një parti të hyjë në Parlamentin e Danimarkës i mjafton që të sigurojë 2% të votave në rang kombëtar.

Ky prag i ulët, ndihmon partitë e vogla apo partitë e reja që të hyjnë në Parlament dhe thyen dominimin e ?partive të vjetra?.
Ky propozim i Rundina Hajdarit nuk është edhe aq i rastësishëm.

Prej kohës në qarqet politike diskutohet ideja se zonja Hajdari sëbashku me deputetin Ralf Gjoni në të ardhmen mund ti bashkohen një force të re politike e cila prej vitesh zhvillon aktivitet politik në formën e një nisme
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zgjedhjet#SistemiDanez#TopChannel

Free Traffic Exchange