Për rikthimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe është miratuar udhëzuesi i ISHP, ku janë caktuar rregullat anticovid. Në bazë të kësaj rregulloreje, fëmijët do të duhet të shoqërohen në hyrje të institucionit nga njëri prind e jo gjyshërit, si dhe do tu matet temperatura e do tu aplikohet higjenizues duarsh.