“Gjuhët huaja” vetëm online - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjuhet e huaja do ta mbyllin vitin akademik online. Ky eshte vendimi qe ka marre fakulteti bashke me studentet per te garantuar mbrojtjen nga pandemia.Dekanati i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në dakordësi me këshillin studentor kanë marrë vendimin për mbylljen e sezonit të verës online, në kushtet e pandemisë, duke përfshirë edhe provimet.ARTUR SULADEKAN, FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJASezoni i verës, d.m.th. sezoni i qershorit, duke përfshirë kështu provimet e mbartura dhe gjithë provimet e tjera dhe diplomat do të zhvillohen online. Ka nga ata që duan provime dhe konsultime në auditor, ka dhe nga ata që duan absolutisht të vazhdojnë mësimin online për shumë arsye, për strehimin, transportin, për sigurinë shëndetësore e me radhë.Duke vlerësuar të gjithë situatën komplet, duke vlerësuar se ka një vendim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor dhe kjo shoqërohet dhe me një udhëzues nga ana e ministrisë, i cili kushtëzon plotësisht zhvillimin në mënyrë normale në auditor provime, ne u kemi ofruar studentëve tanë këtë mundësi. Por të gjithë studentët që nuk sigurojnë dot mjetet për të zhvilluar konsultimet apo provimet virtualisht, mund të kthehen në fakultet.Ata që nuk kanë mundësi ose nuk preferojnë që të zhvillojnë procesin e mësimit online, ata do të vijnë për konsultime në korrik - gusht, duke u marrë vesh përsëri me pedagogët e disiplinave të caktuara dhe në javën e dytë të shtatorit do të ketë një sezon njëlloj si sezonet e qershorit . Pasi të mbyllet sezoni i shtatorit, do të ketë pastaj vijueshmëri normale me sezon tjetër të shtatorit, e cili është ?vjeshta? tradicionale e shtatorit dhe pastaj me kërkesë të këshillit studentor kemi dhe një minivjeshtë të vogël d.m.t.h dhe pastaj kalohet në diplomën përsëri në shtator dhe normalisht viti tjetër akademik do të fillojë pak me vonesë sepse ky vit akademik disa javë me vonesë.Deri më tani, fakulteti i gjuhëve të huaja është i vetmi ne Universitetin e Tiranës, që ka marre vendimin te mbyllë vitin akademik venë distancë. Ndërsa sa i takon tarifave për vitin akademik për të gjithë studentët të cilët nuk e kanë kryer ende pagesën, nuk ka një vendim që i detyron të paguajnë brenda një afati të caktuar.