OJQ-të në Strugë e Ohër reagojnë ndaj kreut të Strugës Merko i cili një ditë më parë tha se nuk i intereson mendimi i OJQ-ve për ndërtimet pa leje. Për më tepër, Merko kritikoi edhe kërkesën e Komisionit Kundër Korrupsionit, që Qeveria dhe jo komuna të merret me ndërtimet e paligjshme.
Ai nuk mund të flasë në emër të qytetarëve, por duhet qartë të thotë se po flet për biznesin e tij personal ose ndonjë gjë tjetër, dhe jo për të mirën e përbashkët. Ai nuk mund të jetë mbi ligjin sepse deri më tani është dëshmuar se është -tha Dragana Velkovska-Ohër SOS.
Reaguan edhe arkitektët. Kërkuan që të punohet për një cilësi më të mirë të menaxhimit të hapësirës, por edhe të ketë pasoja nëse dikush punon kundër interesit të qytetarëve.
Kryetari i komunës është figurë politike i zgjedhur në detyrë, por ai është anëtar i BNJVL-së. Mendoj se më pak që duhet bërë është që të përjashtohet ky kryetar nga BNJVL-ja - u shpreh Danica Pavlovska ? arkitekt.
Në reagimin e Aleancës për Shqiptarët thuhet se ndërtesat e paligjshme në Strugë po ndërtohen me leje dhe njohuri madhe edhe me inkurajim nga ana e Merkos.
Të ndërmerren masa sa nuk është vonë - thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Nga Aleanca i bënë thirrje policisë, Prokurorisë, gjykatës dhe qeverisë të ndërmarrin masa deri sa nuk është bërë vonë. Heshtje në Qeveri për qëndrimet e Merkos rreth ndërtimeve pa leje.
Miki Trajkovski