#tvora #rtvoranews
Përmirësimi i situatës së shkaktuar nga koronavirusi ka rifilluar vettingun në polici. I pari që u caktua është Sokol Bizhga i cili rezultoi me probleme në pasuri dhe grada, ndërsa i pastër në kriterin e figurës.
Përmirësimi i situatës me COVID dhe lehtësimi i masave të marra për mospërhapjen e tij ka rinisur procesi i vettingut në forcat e policisë.
Pas ndërprerjes prej më shumë se 2 muaj, ky proces është rikthyer me vlerësimin e drejtuesit të lartë të forcave lëvizëse operacionale, Sokol Bizhga.
Komisioni i jashtëm i vlerësimit konstatoi probleme për 2 apartamente në pronësi të Bizhgës.
Sipas komisionit për apartamentin në Tiranë të blerë me kursime nga emigrimi në Itali me vlerë 2 mln lekë nuk është deklaruar shtesa e kryer në deklaratën vetting.
Mos përputhje ka dhe për shitjen e një apartamenti në Vlorë, ku vlera e shitjes rezulton 2 mln lekë, ndërsa në deklaratën noteriale 1.6 mln lekë. Për këtë Bizhga tha se shitja ishte kryer nga miqtë e tij pasi nuk mund të paraqitej personalisht në Vlorë pas plagosjes gjatë ushtrimit të detyrës.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rikthehet-vettingu-ne-polici-kreu-i-flo-se-ngec-ne-pasuri-e-grada
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp