Kreu i qeverisë Edi Rama tha se Teatri nuk figuroi kurrë si një monument kulture dhe projekti i arkitektit italian nuk u realizua asnjëherë i plotë për shkak të luftës.
Sipas Ramës ai projekt që u pa në letra, nuk u bë asnjëherë konkret por u thjeshtua. Rama tha se autori italian i projektit të Teatrit nuk e ka njohur si vepër të tijën.?Së pari kam një pyetje për të gjithë ju këtu dhe ata që janë shqetësuar. A e dini ju se ai projekt që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi poetik të arkitektit italian dhe që është shitur dhe në media e zyra të huaja si vepra e prishur, nuk është realizuar kurrë?
A e dini ju që autori nuk e ka njohur kurrë pjellën e vet si të tijën sepse ai projekt filloi për të qenë ai që duket në vizatimet, por nuk vazhdoi? Erdhi lufta dhe tironsit me pus e carac e me mustaqe hijerënda, a e dini që në parqet e kopshtet e Tiranës u mboll grurë në atë kohë?
Çlidhje ka do thoni ju gruri me Teatrin? Ka shumë lidhje se në atë kohë rendi që u vendos nga regjimi që na i la veprat dhe plagët në këtë vend, shkurtoi fondet për t?ia kaluar luftës dhe thjeshtoi drastikisht pa pjesëmarrje dhe as lejen e autorëve të gjitha projektet dhe godinave që kishin nisur të ndërtoheshin. Dhe në fakt godina e Teatrit nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por është fëmija bastard i një marrëdhënie mes autorit dhe autores, që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin e mbjellë?
Vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër as ekspertizat e më pasme si një vepër e denjë për tu futur në listën e monumente kombëtar. Nuk ka në asnjë dokument një resht ku të figurojë se kemi të bëjmë me një monument kulture. Atë vepër askush nuk e ka hequr nga lista, se askush nuk e ka vënë ?. /tvklan.al