Në Brajton dhe Oksford ka nisur një testim për të kuptuar nëse dy ilaçe kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin e ri.
Chloroquine dhe hydroxychloroquine do t?iu injektohen më shumë se 40,000 punëtorëve shëndetësorë nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika Jugore.
Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e stafit, që kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
?Ne vërtet nuk e dimë nëse chloroquine apo hydroxychloroquine janë të dobishme apo të dëmshme kundër Covid-19?, ka thënë një prej udhëheqësve të studimit, profesori Nicholas White.
Mirëpo ai ka thënë se testim i kontrolluar si ky, kur asnjëri prej pjesëmarrësve dhe hulumtuesve nuk e di se kujt i janë dhënë ilaçet, është mënyra më e mirë për ta kuptuar efektin.
Ky vendim ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më herët gjatë javës së ka konsumuar këto ilaçe, pavarësisht paralajmërimeve se një gjë e tillë mund të mos jetë e sigurt.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Oxford#Medicines#TopChannel