Pasqyrim i gjendjes së fëmijëve në situatë rruge

2020-05-26 11

Anjeza Kolami është punonjëse sociale, e cila merret me rastet e fëmijëve, në situatë rruge.
Në këtë kohë të vështirë që ndodhemi, ka ende shumë fëmijë të cilët ndodhen në këtë situatë të vështirë, të cilët ende nuk janë ndihmuar. Në këtë intervistë në emisionin ?? Rreze Dielli?? ajo tregoi se këta fëmijë shfrytëzohen për të marrë lëmoshë dhe zakonisht janë të shoqëruar nga prindërit. Arsyet përse ndodh ky fenomen ajo i shpjegon kështu:

?? Kemi të bëjmë me familje të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira socio-ekonomike, pra janë ekstremisht të varfëra dhe edukimi i tyre është shumë i vogël ose mungon totalisht dhe kështu që dhe kapaciteti i tyre për të menduar për planifikim familjar mungon. Nuk e konsiderojnë si një shkelje të të drejtave por justifikon me mungesën e papunësisë, e strehimit dhe të të ardhurave gjithashtu. Padyshim që një pjesë e konsiderushme e këtyre familjave kanë edhe probleme te tjera shëndetesore, edhe pse disa prej familjeve janë të trajtuara, por të ardhurat nga ndihma ekonomike është qesharake, duke marrë në konsideratë të gjitha shpenzimet që një familje ka, por nuk e justifikon faktin e kësaj shkelje'' shprehet punonjësja sociale.

Free Traffic Exchange