Astronautja e sukseshme shqiptare, një asteroid mban emrin e saj

2020-05-26 1

Nuk ka rëndësi mosha dhe asnjë pengesë tjetër, e cila mendojmë se na kufizon për të arritur ëndërrat tonë. Këtë shembull e tregon shumë mirë edhe astronautja shqiptare Pranvera Hyseni, e cila në një intervistë për ?? Rreze Dielli?? ka treguar historinë e saj të suksesit. Ajo është vetëm 24 vjece por ka arritur të themelojë dhe udhëheq organizatën e vetme astronomike në Kosovë.
Për më tepër puna e sukseshme e Pranverës, u kurorëzua nga Minor Planet Centre duke emëruar një asteroid me emrin e 21 vjeçares. Ky asteroid është Asteroidi Pranverahyseni 2000 EK140 Ky vlerësim për Pranverën mbase është vetëm hapi i parë drejt rrugës së triumfeve të saj për vendin e saj dhe për gjithë shoqërinë shqiptare është një krenari e pa përshkrueshme që falë saj një trup qiellor me emër shqiptar të vërtitet në gjithësi.