Deklarata e pedagogut dhe analistit Mark Marku për aktorin Robert Ndrenika " /> Deklarata e pedagogut dhe analistit Mark Marku për aktorin Robert Ndrenika "/>
#tvora #rtvoranews
Deklarata e pedagogut dhe analistit Mark Marku për aktorin Robert Ndrenika pas shembjes së teatrit ku ku e ka quajtur një ?leckë të poshtëruar në prag të pleqërisë? ka hapur shumë debat.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar dhe aktori i humorit Agron Llakaj i cili e ka "sulmuar" pedagogun duke thënë se Ndrenika është ikonë e Shqipërisë.
I pyetur në lidhje me këtë reagim, Marku shprehet për emisionin Ditë e Re në RTV Ora se Llakaj duhet të merret më shumë me shembjen e teatrit.
Ai sqaron se komenti ndaj Ndrenikës nuk ka të bëjë me aftësinë e tij si aktor, por me mosreagimin e tij ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.
Mark Marku: Unë nuk i përgjigjem fare pasi i njoh të drejtën të gjithëve të thonë çfarë të duan. Njësoj siç e njoh të drejtën time për të thënë çfarë mendoj. Në thelb kjo nuk ka kuptim. Aktorët janë të rëndësishëm se ata e bëjnë teatrin por teatrin e bën edhe publiku. E bën dhe historia. Teatri si institucion nuk lidhet me aktorë të caktuar, sado të mirë të jenë ata. Teatri duhet të rezistojë dhe ne të gjithë që jemi më të rinj se z. Ndrenika do të vdesim, por nuk do të thotë se duhet të shkatërrojmë Shqipërinë. Unë të shkatërroj fakultetin në momentin që do të dal në pension. Apo të gjithë të shkatërrojmë Shqipërinë. Çdo person është i rëndësishëm në shoqëri por institucionet janë shumë të rëndësishme.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/mark-marku-i-pergjigjet-sulmit-te-agron-llakajt-te-merret-me-shume-me-shembjen-e-teatrit
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp