Kuba krokante me kos nga zonja Vjollca

2020-05-26 4

Kuba krokante me kos
Përbërësit:
Brumi
190 gr gjalp
100 gr sheqer
Sheqer vanilje
Pak kripë
4 të verdha veze
Lëkurë e 1 limoni
300 gramë miell
1 lugë caji pluhur pjekës
Mbushja e kubave
4 të bardha veze
150 gr sheqer
Sheqer vanilje
500 gr kos
500 gr salcë kosi
5 lugë gjelle ( jo me majë) miell
Përgatitja
Në një tas përziejmë gjalp, sheqer,vanilje dhe pak kripë I përziejmë për 2-3 minuta. Shtojmë një nga një të verdhat e vezëve duke I rrahur nga 1 minutë nga njëra-tjetra. Shtojmë lëkurën e limonit dhe miellin pak nga pak dhe duke e përzjerë vazhdimisht deri sa duke e punuar të na lidhet brumi. Ndajmë brumin në 2 pjesë, njërën prej tyre e mbështjellim në celefon dhe e vendosim në frigorifer( në fresk). Gjysmën tjetër do ta ndajmë në 3 pjesë, do të mbështjellim me celefon dhe do ta vendosim në ngrirje për 30 minuta.
Gjatë kësaj kohe përgatisim mbushjen. Në një tas rrahim me rrahëse elektrike të bardhat e vezëve për 40 sekonda më pas shtojmë pak nga pak sheqerin duke mos e ndaluar rrahjen e të bardhave deri sa të na formohet një merengë e fortë
Në një tas tjetër përziejmë kosin, salcën e kosit, vaniljen, dhe 5 lugë gjelle ( të prera) me miell i përziejmë mirë dhe shtojmë tek tasi me kos një nga një lugë merengën e vezëve duke I trazuar pak nga pak deri sa kosistenca e kosit të jetë homogjene.
Nxjerrim gjysmën e plotë të brumit dhe e hapim brumin në një madhësi 20-3- cm, e vendosim në letër pjekje në tepsi si bazën e kubave. Shtojmë mbi petën e brumit mbushjen me kos dhe të bardhat e vezëve. Nxjerrim 3 pjesët e brumit nga ngrirja dhe i vendosim në rende nga pjesa më e trashë si mbulesën e mbushjes.
Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta. E lëmë të ftohet e presim në katrorë dhe i servirim në pjatancë të pudrosura në sheqer pluhur.

Free Traffic Exchange