Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një intervistë për Report Tv është shprehur i bindur se demokratët nuk kanë dështuar në misionin e tyre në mbrojtjen e godinës së Teatrit. "PD-ja nuk është repart ushtarak që është në mbrojtje të objekteve", shprehet Këlliçi duke thënë se nuk kanë ceduar në detyrën e tyre morale.