Koloreto Cukali para Bashës: Ky është 21 Janari...i Ramës, Shqipëria po zgjohet

2020-05-20 0

Gazetari Koloreto Cukali u shpreh përpara protestuesve si shembja e teatrit është ?21 Janari? i Edi Ramës. "Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 Janari i Edi Ramës. Ata njerëz mund të kishin vdekur brenda. U vranë dy ndërtesa. Të vrasësh trashëgiminë kulturore evropiane është po aq e rëndë sa të vrasësh njerëz në Bulevard. Unë mendoj se jemi në atë moment pak para instalimit të plotë të një diktature. Është ai moment kur njerëzit e lejojnë të vendoset diktatura. Diktaturat vendosen me popujt e fjetur dhe popujt indiferentë. Hapin e parë e kemi bërë, për të treguar se nuk jemi popull indiferent, delesh apo derrash. Ne nuk mund ta pranojmë një trashëgimi evropiane të shkojë kështu. Argumentet kanë rënë", tha ai ndër të tjera.