Teatri Shqiptar në Shkup, “Shencija” nuk pagoi firmat që realizuan punimet

2020-05-20 1

Kompania italiane ?Shencia? e cila bën rekonstruimin e teatrit shqiptarë, u ka borxh rreth 100 mijë euro kompanive që i ka angazhuar si realizues të projektit. Por thuajse po aq është edhe borxhi i teatrit ndaj kompanisë italiane që ka degën e saj në Shkup. Sipas informatave të Alsat M pronarët e kompanisë nga Italia nuk janë në vend që nga fillimi i marsit, apo që nga fillimi i epidemisë së Virusit Korona. Punëtorët janë në shtëpi dhe marrin vetëm 50% të rrogës. U.D drejtor i teatrit shqiptarë, Ylber Murtezi thotë se nuk mundet të gjejë asnjë nga kompania për ta përmirësuar çatinë e cila pikoi pas rekonstruktimit  gjashtëvjeçar që kushtoi më shumë se  10 milionë euro. Ai paralajmëroi padi penale kundër kompanisë ?Shencia? nëse nuk vjen ta riparojë  çatinë për 15 ditë.

Nëse nuk na japin përgjigje gjatë kësaj periudhe, atëherë ne do të marrim masa tjera. Eventualisht si institucion do Ptë përgatisim kallëzime penale kundër kësaj kompanie"-tha Ilber Murtezi, U.D drejtor i Teatrit Shqiptar.

Revizion të dokumentacionit për tenderin e rindërtimit të Teatrit Shqiptar do të bëjnë edhe inspektorët e Ministrisë së Kulturës. Të gjitha dokumentet do të kontrollohen. Me ribalancin e buxhetit nga java e kaluar, Teatrit Shqiptar iu shkurtuan 15 milionë denarë dhe këtë vit do të funksionojnë me vetëm pesë milion denarë. Në vitin 2018, një kontroll i pavarur në këtë teatër gjeti një sërë parregullsish.