Gjykata kushtetuese / Jo presion në vendimmarrje - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë nëse dekreti i Presidentit Hashim Thaçi për caktimin e Avdullah Hotit si kryeministër i ardhshëm është në përputhje ose jo me ligjin themeltar të shtetit. Por përpara se të marrë vendimin e saj, kushtetuesja i ka kërkuar si kreut të shtetit ashtu edhe qeverisë në detyrë të Albin Kurtit të mos ushtrojnë presion ndaj marrjes së këtij vendimi të rëndësishëm.GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVESGjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e aktorëve politikë dhe institucionalë për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike.Gjykata u rikujton të gjithëve se vepron në bazë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore në vendimmarrjen e saj.GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVESGjykata Kushtetuese siguron publikun se nuk do t?i nënshtrohet presioneve dhe kërcënimeve të tilla, dhe se nuk ka nevojë për mbrojtje politike apo publike nga askush, sepse Kushtetuta dhe ligji ia ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.Dekreti I presidentit Thaçi është pezulluar deri më 29 maj. Ai erdhi pas rrëzimit të qeverisë së albin Kurtit përmes një mocioni të organizuar nga LDK-ja.

Free Traffic Exchange