Report TV - Digjen mbetje në përroin e Lushnjës, zjarri rrezikon shtëpitë

2020-05-20 1

Hedhja e mbetjeve urbane si dhe mbeturinave organike në pjesën fundore në përroin e Lushnjës janë ndotësit kryesore të ambientit në lagjen 18 tetori në Lushnjë. Herë pas here djegia e mbeturinave nga banoret apo pakujdesia jo vetëm që ndotin ambientin, por janë edhe rrezik real për banesat përreth.

Një zjarr i tillë paraditen e sotme ka ndotur ambientin duke rrezikuar dhe shtëpitë e banimit.Ka qenë ndërhyrja e trupës së zjarrfikëses që bënë të mundur vendosjen e zjarrit nën kontroll për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme. Kryesisht këto vende që nuk janë të ligjshme jane bërë shkak jo vetëm për mosfunksionimin e përroit gjatë kohëve me reshje, por edhe zjarret që shkaktohen me apo pa dashje.

Free Traffic Exchange