Top News - Vendimi i “Rolls Royce” prej pandemisë: Shkurtohen 9 mijë vende pune

2020-05-20 0

Rolls-Royce ka thënë se do të reduktojë 9 mijë vende pune dhe ka paralajmëruar se do t?i duhen disa vite industrisë së avionëve që ta marrë veten nga pandemia e koronavirusit.

Kompania që prodhon motorë për avionë, tha se reduktimi i rreth një të pestës së forcës së saj punëtore, do të prekë kryesisht divizionin e saj të hapësirës ajrore civile.
?Kjo nuk është një krizë e shkaktuar nga ne. Është një krizë me të cilën ne përballemi dhe duhet të gjejmë zgjidhje?, tha bosi i kompanisë, Uorren East.

Pjesa më e madhe e reduktimeve pritet të ndodhë në Britaninë e Madhe. Rolls Royce ka një forcë globale prej 52 mijë personash, në shkallë globale dhe bosi i kompanisë tha se nuk ishte përcaktuar ende se ku ekzaktësisht do të kryheshin shkurtimet pasi po vazhdojnë konsultimet me sindikatat. Por ai tha se është e udhës të thuhet se biznesi i hapësirës ajrore civile do të jetë ai që do të preket.

Dhe duke qenë se dy të tretat e totalit të punonjësve të këtij divizioni ndodhen në Britani, ata do të jenë më të dëmtuarit. Udhëtimet me avionë janë ndalur që kur koronavirusi nisi të përhapej nëpër botë dhe shumë kompani ajrore kanë njoftuar shkurtime vendesh pune. Rolls Royce tha se pasojat e pandemisë tek kompania, si e tërë, dhe tek industria e aviacionit, janë të paprecedentta. Ajo shtoi se është krejtësisht e qartë se aktiviteti në sektor do të kërkojë disa vite për tu kthyer në nivelet e disa muajve më parë. Përveç shkurtimeve të vendeve të punës, kompania tha edhe se do të reduktonte kostot në fusha të tjera.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RollsRoyce#UorrenEast#TopChannel