Kukës, operacion anti-drogë/ 22 të arrestuar, mes tyre policë e vëllai i kryebashkiakut Fushë-Arrëz

2020-05-20 1

KUKËS- Një operacion i nisur dy vite më parë në Kukës është finalizuar më vënien në pranga të 22 personave, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisësë Kukësit, pasi rezultojnë të t'i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike. Hetimi i nisur qysh prej vitit 2018 nga prokuroria Rita Gjati, çoi në arrestimin e 22 personave nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Një ndër zonat që trafikantët kishin piketuar dhe mbjellë me fidanë hashashi ishte dhe ?Kodra e Spaçit? në Munellë të Pukës.Në dosjen hetimore që disponon ?Shqiptarja.com? evidentohet se mes të arrestuarve është dhe Arben Tuci, vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit. Arben Tuci, njihet nga policia si kontingjent kriminal në këtë zonë, kryesisht në kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike. Albert ose Arben Tuci rezulton i dënuar me parë me 7 vite burgim për akuzën e ?Trafikut të Narkotikëve?, dënim të cilin pasi e ka përfunduar është liruar. Në këtë dosje Arben Tuci besohet se luan rolin e gjetjes së klientëve për të blerë drogën.