Megjithëse duket se tashmë koronavirusi po na lë, aktualisht debati që po bëhet është se kur e kemi kaluar ne në Shqipëri pikun e epidemisë. Alkerta Ibranji, mjeke alergologe dhe imunologe klinike është përfshirë në këtë debat. Mendimi i saj si imunologe vjen nga eksperienca që ajo personalisht ka kaluar në klinikë, me pacientët e ardhur atje gjatë muajit janar-shkurt. "Në filozofinë e mjekut duhet të ngresh pikëpyetje edhe mbi ato që i ke bindje. Në qoftë se nuk ngre pikëpyetjet mbi atë që ti mendon se është e drejtë atëherë, ka vdekur mjeku tek ti, sepse shkenca nuk është ekzakte. Nga ana tjetër shifrat që raportohen nga institute që sigurisht janë ekspertë, por ndoshta duhet të marrin dhe zë nga baza, pra nga ne mjekët e shërbimit parësor. Dhe për mendimin tim shpeshtësia e madhe e pacientëve që ne kemi parë në periudhën janar-shkurt ka qenë anormale. Unë kam 7 vite që punoj në sektorin e mjekësisë dhe çdo vit ne përballemi me gjendjet virale në sezonin e gripit etj por gjatë kësaj periudhe kemi pasur pacientë që nuk u ka bërë derman as trajtimi nga mjeku i familjes, pastaj as trajtimi me antibiotikë nga dispanseria dhe pneumologu e pastaj të dyshohet për azëm sepse kjo kollë dhe kjo vështirësi në frymëmarrje nuk po ikën dhe nuk po përmirësohet nga trajtimet dhe unë kam pasur një fluks kaq të madhe të pacientëve të tillë, pra nga praktika më lind dyshimi se ndoshta KOVID që në atë kohë se njihnim ka qarkulluar më herët."
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel