Europa Nostra e ka dënuar ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një in" /> Europa Nostra e ka dënuar ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një in"/>

Ekskluzive/ Anëtari i "Europa Nostra": Shembja e Teatrit krim, u krye kundër interesave të njerëzve

2020-05-20 1

#tvora #rtvoranews
Europa Nostra e ka dënuar ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për emisionin "Tempora" në RTV Ora, profesor Paolo Vitti, pjesëtar i Europa Nostra e konsideron shembjen si një akt krimi.

Profesor Paolo Vitti tha të gjitha arsyetimet e tij se përse Teatri Kombëtar nuk duhej shembur, duke u ndalur tek vlerat kulturore që mbartte.

Profesor Vitti shpjegoi simbolikën e shembjes, ndërsa tha se u krye kundër interesave të kolektivitetit.

Intervista e Profesor Paolo Vitti për emisionin "Tempora"

Alba Kepi: Europa Nostra vetëm pak çaste pas shembjes se Teatrit postoi në twitter fjalët, "Sot është një ditë e trishtë në Shqipëri, Një ditë e trishtë për demokracinë, për ligjshmërinë, për Europën e Shqipërinë." Pse pikërisht këto fjalë?

Profesor Paolo Vitti: Çështja e vlerave kulturore që janë në bazë të shoqërisë tonë, është thelbësore. Ne ekzistojmë sepse ekziston një e kaluar. Nëse eliminojmë të shkuarën nuk jemi asgjë. Ajo çka Europa Nostra konstatoi është se shembja e Teatrit e mënyra si u krye janë kundër interesave të kolektivitetit. E ky është kuptimi i këtij postimi në Twitter, pasi demokracia do të thotë të njohësh rolin e të gjithëve.

Alba Kepi: Një nga "fajet" e nënvizuara shpesh, nga ata që insistonin të shembnin këtë godinë ishte se kjo ndërtesë ishte pjesë e arkitekturës fashiste. A është ky motiv për shkas?


Profesor Paolo Vitti: Duhet një perspektivë historike për të gjykuar vlerën e një ndërtese. Është e qartë që momente të arkitekturës të lidhura me autoritarizmin kanë një memorie të fortë e negative brenda një populli që ka vuajtur diktaturën. Por me kohë ndërtesat çlirohen nga pesha e së shkuarës e marrin rëndësinë e asaj që vlejnë. Duhet të kujtoj këtu kohën kur Ahmet Zogu vendosi të shndërrojë Tiranën në një qytet evropian dhe që në atë kohë ishte qyteti me pak histori, por me një pozicion të jashtëzakonshëm gjeografik. Tirana kishte vetëm një xhami, një kullë sahati, një pazar e një fshat e që me planin e arkitektëve italianë fillimisht të Brazinit që konceptoi Tiranën në një linjë boshti si ajo e qyteteve romane e më pas me arkitektin Florestano di Fausto, i cili gjeti mënyrën të lidhë qytetin e ri me qytetin e vjetër e që shtrihet nga sheshi "Skëndërbej" deri në sheshin "Nënë Tereza". I dha kështu një imazh të ri Tiranës ku Teatri Kombëtar përfshihej harmonikisht në këtë impiant urban me ndërtesa të mëdha e që të gjitha bashkë përbëjnë një vlerë historike.



Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/ekskluzive-anetari-i-europa-nostra-shembja-e-teatrit-krim-u-krye-kunder-interesave-te-njerezve


Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/GKrXnxl_OvE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora N...