SHBA-BE vihen në lëvizje për të zgjidhur krizën! Rama: Të shohim përpara për 'Zgjedhoren'!

2020-05-20 0

Ndërkombëtarët janë vendosur në lëvizje për zgjidhjen e ngërçit të ri politik të krijuar në Shqipëri pas shembjes së Teatrit Kombëtar që solli protestat dhe largimin e opozitës nga tryeza e Reformës Zgjedhore. Ambasadorët e BE-së në zyrën e Bashës, Yuri Kim e SHBA-së takoi Edi Ramën në Kryeministri. Kreu i qeverisë shprehet se nga bisedat me ndërkombëtarët është adresuar domosdoshmëria e finalizimit të reformës zgjedhore. Basha thotë se shqiptarët ja kanë hequr vizën Edi Ramës. Kryetarja e LSI-së kërkon mosbindje civile.