Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Petro Koçi takohet për të fundit herë me stafin e tij si ministër i Rendit Publik. Ministri i Rendit Publik, për të cilin kryeministri Majko ka kërkuar shkarkimin nga detyra. Petro Koçi pasi ka pranuar të largohet nga posti i vështirë ka mbledhur sot paradite stafin e ngushtë të tij me të cilët bashkëpunoi në këto 8 muaj në Ministrinë e Rendit.
Të gjithë drejtorët e drejtorive janë takuar për të fundit herë me Koçin për të bërë një rezyme të punës dhe aktivitetit në Ministrinë e Rendit në këto muaj. Ministri Koçi ka thënë para drejtuesve të lartë të ministrisë se është i kënaqur nga puna e përbashkët. Rendi Publik në vend u vu, tha Koçi, tani lipset një luftë ndaj kriminalitetit. Gjithashtu Petro Koçi tha se puna e drejtorisë kriminale duhet përmirësuar më shumë.
Në mbledhjen e fundit të ministrit Koçi me bashkëpuntorët e tij mungonte vetëm zëvendësministri Bajram Yzeiri, i cili është dhe molla kryesore sherrit që nxiti dhe largimin e Koçit nga posti i ministrit. Pas mbledhjes së fundit në postin e ministrit të Rendit Petro Koçi u nis për në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste ku do vendosin mbi fatin e tij dhe të Ministrisë së Rendit Publik./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/