Koronavirus redukton në mënyrë drastike të ardhurat në buxhet. Vetëm në muajin prill të ardhurat kanë rënë me më shumë se 30%, duke u reduktuar me rreth 100 milionë euro. Sipas Ministrisë së Financave në muajin prill në total janë mbledhur 28.8 miliardë lekë nga 41 miliardë që ishte në prillin 2019, me një rënie prej 12 miliardë lekësh. Në prill TVSH nuk është realizuar me 3.7 miliardë lekë, ndërsa taksat lokale nuk janë realizuar me 1.7 miliardë lekë.