Opinion - Shembja e teatrit! (18 Maj 2020)

2020-05-20 2

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Në studio: Erion Veliaj, Edmond Budina, Albana Vokshi

Shembja e Teatrit Kombëtar është një nga çështjet më të diskutuara këto dy ditët e fundit. Artistët dhe opozita e kanë konsideruar si një pabesi shkatërrimin e godinës në orët e para të mëngjesit së të dielës dhe për këtë kanë akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka treguar gjatë emisionit ?Opinion? në Tv Klan se pse u vendos që prishja e godinës të kryhej rreth orës 4:30.

Sipas Veliajt, u vendos që të respektohej vendimi i shumicës duke prekur më pak pakicën. Në këtë mënyrë, sipas kryebashkiakut konfrontimi do të ishte edhe më i vogël.

Pyetjes pse prishja u bë në një kohë pandemie, Veliaj iu përgjigj se bashkia nuk ka ndaluar së bëri punë publike edhe gjatë kësaj periudhe.

Veliaj iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu nëse ndjente pendesë pas prishjes dhe tha se ?nëse 100 herë duhej ta merrja këtë vendim, 100 herë do ta merrja?.

Blendi Fevziu: Pse e prishët në 4 të mëngjesit? Në godinë ka pasur njerëz.

Erion Veliaj: Së pari u prish në të gdhirë sepse donim që ky vendim i shumicës të respektohej duke prekur sa më pak pakicën. Duke qenë se ishte një orë me më pak njerëz që mund të konfrontoheshin ishte më e mirë.

Blendi Fevziu: Nuk është sjellje pak prej skuthësh kjo? Mund të shkohej në ames të qytetit dhe t?ia bëje të ditur qytetit?

Erion Veliaj: Nuk pranoj të fyej njeri se unë shkoj në mes të natës të kontrolloj ujësjellësat. Bashkia e Tiranës punon 24 orë. T?i thuash Bashkisë së Tiranës merre pushim! Pse?

Blendi Fevziu: Sepse ishte pandemi.

Erion Veliaj: Për ndërtime, për punë publike nuk ka pasur asnjë ndalim. Në momentin që ka pak njerëz konfrontimi është shumë më i vogël.

Blendi Fevziu: Tani që është prishur ndjeni pendesë?

Erion Veliaj: 100 herë kam 24 orë mund të kem marrë mijër mallkime, të vdektë djali, kjo është pjesë e shoqërisë. Qartazi tregon se njerëzit e prekur këtu nuk kanë lidhje me teatrin.

Blendi Fevziu: Nuk ka vend të viktimizohesh. Të gjithë marrin mesazhe të tilla.

Erion Veliaj: Po të them tjetër gjë. Të gjitha këto mesazhe që thjesht vërteton që ata nuk kanë lidhje me teatrin, nëse 100 herë duhet ta merrja këtë vendim, 100 herë do ta merrja./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/