Jaeld Çela ngelet në burg/ Ish-drejtori i policisë së Vlorës, prej tre vitesh ishte në arrati

2020-05-20 0

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Cela shpresoi se do mbahej vetëm tre ditë në paraburgim , por për momentin dëshira e tij nuk u plotësua nga gjykata e apelit për krimet e rënda, e cila i ra çekiçit dhe vendosi arrest ne burg.

Ish -zyrtari i lartë i policisë që nga një zbatues i ligjit , përfundoi tre vitet e fundit në një të shumë kërkuar të drejtësisë, nuk përfitoi as nga lëvizja e tij e mirëmenduar për tu vetëdorëzuar dhe qëndrimi tolerant i gjykatave gjatë covidit për të dërguar sa më pak të dyshuar ne qeli.

Pavarësisht deklaratës së Jaeld Celës që kujtoi se gjatë karrierës kishte dërguar shumë shkelës të ligjit në burg, që nënkupton përkushtimin e tij në detyrë, avokati i tij u përpoq të justifikojë arratisjen 3 vjeçare të klientit. Ish kryepolici i Vlorës u shpall fajtor për shpërdorim detyre një krim që sipas prokurorisë e kreu gjatë kohës që mbante detyrën e drejtorit të policisë në një zonë ku u kultivua canabis sativa. Sipas prokurorisë zyrtari i policisë kishte komunikim me Habilajt, një nga grupet që mbolli e trafikoi me pas hashash në Itali.

Por prokuroria nuk provoi dot në gjykatë akuzat e tjera të trafikut e grupit kriminal , as për zyrtarin e policisë, as për ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Të dy u dënuan për shpërdorim detyre.

Procesi ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës në shkallën e dytë nuk është hapur ende, pasi në gjendjen e pandemisë gjykata nuk e konsideroi një dosje urgjente.

Pas vetëdorëzimit të Jaeld Çelës, i dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, një vepër e lehtë kjo krahasuar me fashikujt që prokurorët zbrisnin në sallë të gjykatës, pritet që dosja të konsiderohet urgjente dhe palët të përballen. Nga njëra anë dy prokurorët e komanduar të SPAK që shpresojnë të fitojnë emërimin dhe nga ana tjetër dy funksionarë të lartë që kërkojnë pafajësi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JaeldCela#SPAK#TopChannel