TIRANË- Report Tv zbardh dosjen e SPAK për grupin e strukturuar kriminal që dërgonte qytetar me viza false në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar. Si rezultat i këtij operacioni që ka zgjatur për 2 vite, janë arrestuar 15 persona, 7 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje, emrat e të cilëve Report Tv i disponon të gjitha.
Gazetari Arsen Rusta raporton se këta persona kanë funksionuar si një grup i strukturuar me detyra të përcaktuara qartë, ku merreshin me falsifikimin e letërnjofimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Qytetarët duhet të paguanin nga 5000-10.000 euro në varësi të destinacionit se ku do të shkonin. Pagesa bëhej me 2 këste, pjesa e parë paradhënie dhe pagesa tjetër pasi mbërrinin në destinacion. Po si funksiononte ky grup? Mësohet se përdorej identiteti i personave amerikanë të cilët në kartën e identitetit, vizën, apo pasaportën e falsifikuar modifikohej duke vendosur foton e qytetarëve shqiptarë. Për gjetjen e identiteteve përshtatej mosha, ngjashmëria dhe pa dyshim edhe gjinia.
Pjesë e kësaj skeme ishin të përfshirë edhe dy policë, Besjan Mustafa dhe Behar Ismailaj, për të cilët Report Tv mëson se ato kishin për detyrë që të kontrollonin në kufi qytetarët, por pas informacioneve të marra, dy policët nuk i kontrollonin shtetasit shqiptar. Arrestimi i këtyre personave erdhi pas një hetimi të nisur që prej vitit 2019 në bashkëpunim me zyrën e hetimit në ambasadën e SHBA duke u finalizuar ditën e hënë dhe është shtrirë edhe në disa rrethe. Ndaj tyre rëndojnë akuzat pë veprat penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave?, ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal?.