Pasaporta për të ikur në SHBA, Kanada e Angli - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-20 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shtetit nëpërmjet drejtorit Ardi Veliu doli në një konference për shtyp për të dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh të finalizuar të hënën ku u përfshinë 300 efektive. Operacioni ?Crystal Eagle? (Shqiponja e kristaltë) goditi një grup kriminal të lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore drejt SHBA me anë të falsifikimit te dokumenteve të udhëtimit .Për 15 persona u ekzektua masa e sigurise ?Arrest në burg?, për 7 të tjerë masa e sigurise ?Arrest në shtëpi? dhe 2 me masë shtrëngimi ?Detyrim paraqitjeje?.Më poshtë personat e arrestuar:1. Bukurie Ahmetaj, 57 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie ?Arrest në burg?.2. Elvis Ahmetaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie ?Arrest në burg?.3. Shkëlzen Avduli, 45 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie ?Arrest në burg?.4. Klajdi Llika, 24 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie ?Arrest në burg? .5. Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie ?Arrest në burg?.6. Altin Memaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie ?Arrest në burg?.7. Blerim Coka, 40 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie ?Arrest në burg.8.Admir Spahia, 44 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie ?Arrest në burg?,9. Azem Tanushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie ?Arrest në burg?10. Xhelil Dauti, 60 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie ?Arrest në burg?,11. Mark Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç, me masë sigurie ?Arrest në burg?,12. Juxhin Tirana, 30 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie ?Arrest në burg?,13. Ilir Ferati, 34 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie ?Arrest në burg?,14. Elvis Qemaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie ?Arrest në burg?,15. Gëzim Gjonaj, 47 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie ?Arrest në burg?,Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë ?Arrest në shtëpi?, për shtetasit G. B., A. K., B. T., B. I., B. M., A. M., E. B., si dhe masat e sigurimit ?Detyrim paraqitjeje? për shtetasit D. S dhe A. C.Hetimi i këtij rasti kriminal është iniciuar para një viti nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal filluan pas evidentimit të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikuar amerikane në Tiranë dhe me pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi kriminal ndërkombëtar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetëror, të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetësore etj.Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, biletat e udhëtimit etj.Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turi...

Free Traffic Exchange