Ligj i ri per te nxitur pagesat online ne Shqiperi - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-20 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Shqipëria mbetet një ndër vendet me nivel të lartë të përdorimit të parasë Cash, rreth 66% e transaksioneve kryen me para ne dore.
I gjithë ky proces ka një kosto prej 1.7% te prodhimit te brendshëm bruto. E thënë ndryshe gjate një viti kryen rreth 20 milion pagesa nga qytetare dhe biznese, ku më shumë se gjysma e tyre kryhen Cash duke bërë këtë instrumentin më të kushtueshëm.
Por banka e Shqipërisë synon të reduktojë këtë fenomen, dhe një nga format është miratimi i ligjit për shërbimet e pagesave.
Ky ligj do të stimuloje pagesat elektronike.
Hyrja e aktorëve të rinj në treg pritet të rrisë më tej konkurrencën si dhe të ndikojë në reduktimin e komisioneve bankare që aplikohen me kartat e kreditit dhe të debitit.
Kohët e fundit si pasojë e izolimit të pandemisë,
bankat orjetuan klientët drejt shërbimeve e-banking, ndërsa banka e Shqipërisë zeroi komisionet për transaksionet që kryhen online.

Free Traffic Exchange